Vendosni fjalën kyçe....

Berisha rrëfen çfarë diskutoi me Alibeajn e Bardhin


Ish-kryeministri Berisha ka rrëfyer se çfarë ka biseduar me kreun e grupit parlamentar Alibeaj e Sekretarin e Përgjithshëm Bardhi.

Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, ai tha se u ka kërkuar angazhimin e tyre për bashkimin e PD-së. Sipas Berishës mes palëve ka pasur dallime në mendime.

Ish-kryeministri shkoi sot në selinë blu pas vendimit të gjykatës për njohjen e ndryshimeve në statutin e partisë të miratuara në Kuvendin e 11 dhjetorit.

“Çfarë u bisedua, unë shkova takova dhe u shtrëngova dorën dhe bisedova me kryetarin e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj dhe sekretarin Gazment Bardhin. Ishte diskutim për problemet, ku kërkova angazhimin e tyre në procesin e bashkimit të PD-së. I gjeta të shqetësuar për këtë proces, por diferenca në mendime presistoi. Unë gjykoj se është në detyrimin e të gjithë drejtuesve aktualë të dialogojnë e të debatojnë në Grupin Parlamentar të PD.” – tha Berisha.