Vendosni fjalën kyçe....

Ish zv.ministri i Bujqësisë: Ministria përgjegjëse për gripin e shpendëve e mohoi kategorikisht


Ish zv.ministri i Bujqësisë, Roni Telegrafi në Edicionin e Pasdites në SYRI TV ka folur për alarmin e ngritur nga gripi i shpendëve dhe keqmenaxhimi i situatës, pasi nuk ka asnjë kontroll nga ana e autoriteteve.

Telegrafi ka theksuar se ministria e Bujqësisë ka ceduar në transparencën dhe kontrollin e vendit për gripin e shpendëve dhe se në datë 16 mars e ka mohuar kategorikisht këtë sëmundje në vendin tonë.

Sipas Telegrafit, kemi një krizë epidemiologjike e cila tek ne në vetvete ka edhe dy kriza të tjera, e para është kriza administrative e institucioneve shtetërore dhe e dyta kriza ekonomike që sjell kjo rritja e çmimit të vezëve, dalja nga tregu e operatorëve vendorë që zëvendësohen me mall importi duke sjellë edhe papunësi.

Nuk është aspak normal, institucionet duhet të kishin reaguar me kohë si në menaxhim si në kontroll. Në momentin që flasim vëmendja duhet të përqendrohet te pulat që shiten a janë të sëmura apo jo.

Shërbimet publike në fund të ditës dhe efikasiteti që do ketë varet nga buxheti dhe kam përshtypjen se nuk është aty ku duhet. Mungesa e fondeve e ka shoqëruar prej disa kohësh shërbimin e veterinarisë në vend.

Ministri Peleshi e zhdukur drejtorinë veterinarisë në ministri pas 100 e ca vjet jetëgjatësi dhe vendosën që të vendosnin edhe një datë vdekje, por e ringjallën si një Autorit Kombëtar i Veterinarisë. Këto probleme sot janë dëshmia më e mirë se sa e suksesshme ka qenë kjo reformë.

Shqipëria ndryshe nga vendet e BE-së, kompetencat janë të ndara nga pushteti qendror dhe nga ai vendor.

Tani nuk ka asnjë pikëpyetje pasi shërbimi cedon.

Në raste të tilla transparenca dhe informacioni janë ilaçi më i mirë pasi gripi në vetvete është e pamundur ta evitosh.

Kemi një krizë epidemiologjike e cila tek ne në vetvete ka edhe dy kriza të tjera, e para është kriza administrative e institucioneve shtetërore dhe e dyta kriza ekonomike që sjell kjo rritja e çmimit të vezëve, dalja nga tregu e operatorëve vendorë që zëvendësohen me mall importi duke sjellë edhe papunësi.

Ministria e Bujqësisë ka ceduar edhe në transparencën pasi në faqen e saj zyrtare ka vetëm tre njoftime zyrtare dhe në datën 16 mars thuhet se përjashtohet në mënyrë kategorike gripi i shpendëve. Ndërkohë që në datë 6 mars në Greqi është mbushur Liqeni i Prespës me pelikanë të ngordhur. Kjo do të mjaftonte pasi në liqenin e Prespës është bërë për herë të parë lajmi që kanë ngordhur pelikanë nga gripi i shpendëve”-deklaroi Telegrafi.