Vendosni fjalën kyçe....

Oficeri ukrainas: Bombat bien çdo 10 minuta në Mariupol


Sipas një oficeri ukrainas brenda qytetit, Mariupoli u sulmua gjatë natës së kaluar. Oficeri thotë se atje ka bombardime çdo dhjetë minuta.

“Bombat bien çdo 10 minuta. Anijet luftarake të marinës ruse po bombardojnë. Dje ushtarët çaktivizuan katër tanke, mjete të blinduara dhe trupa. Ne kemi ende nevojë për municion, armë antitank dhe mbrojtje ajrore.”- tha për CNN, kapiteni Svyatoslav Palamar i Regjimentit të Gardës Kombëtare Azov në Mariupol.

Palamar tha se ai dhe shokët e tij luftëtarë nuk do të dorëzoheshin.

Afati i dhënë nga Rusia për autoritetet e Mariupolit për të dorëzuar qytetin skadoi në orën 5 të mëngjesit të Moskës me ukrainasit që refuzuan ultimatumin.

Qyteti port i Mariupol, i cili para luftës ishte shtëpia e rreth 450 mijë njerëzve, ka qenë pothuajse nën sulm të vazhdueshëm nga forcat ruse që nga fillimi i marsit me imazhet satelitore që tregojnë shkatërrime të konsiderueshme në zonat e banuara.

Ndërsa ultimatumi rus dukej se u ofronte atyre që dorëzoheshin kalimin e sigurt jashtë qytetit, ai nuk jepte asnjë garanci të tillë për ata që kishin mbetur.

Rusia është akuzuar vazhdimisht për shënjestrimin e civilëve, me banorët e bllokuar që e përshkruajnë sulmin si “ferr“.