Vendosni fjalën kyçe....

Milan fiton ndaj Cagliarit dhe ruan kryesimin në Seria A


Milani ka përfituar nga barazimi i Interit ditën e sotme duke vijuar ecurinë e fitoreve në Seria A të cilat e mbajnë në krye të tabelës.

Kuq e zinjtë fituan 1-0 ndaj Cagliarit në një sfidë që u gjendën përballë vështirësive dhe mbrojtjes së sardenjezëve.

Ismael Benacer shënoi golin e fitores në minutën e 59 të sfidës.

Milani qëndron tre pikë larg nga Napoli dhe 6 nga Interi por me një ndeshje me pak.