Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Prokuroria nisi hetimet për policët me xhupa e maska të zeza që dhunuan qytetarët paqësorë në protesta


Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me keqpërdorimin e strukturave të Policisë së Shtetit gjatë protestave të fundit.

Siç bën me dije organi i akuzës, hetimi ka nisur pas kërkesës së bërë nga deputeti i LSI-së Vasili para pak ditësh.

Ai i bën thirrje drejtësisë që të godasë horrat pa mëshirë e të çojë para përgjegjësisë ligjore personave që urdhëruan policët civilë me xhupa e maska të zeza që dhunuan qytetarët paqësorë.

“Prokuroria nis hetimin per dhunen e xhupzinjve te policise!(DOKUMENTI). Pas denoncimit të deputetit të bere nga une ne emer te LSI lidhur me dhunen dhe keqpërdorimin nga policia te personave pa shenje identifikimi me maska me xhupa te zinj, kapuça dhe arme në protesta, Prokuroria ka nisur hetimin. Prokuroria e ka nisur hetimin në lidhje me veprimet e policisë dhe banditeve xhupzinj gjatë protestave të fundit në Tiranë dhe Rrethe, pas dhunës së ushtruar ndaj qytetarëve. Çuarja para drejtesise te Urdheruesve te xhupzinjve dhe ekzekutorve me kapuçe e maska te zeza ne fytyre eshte detyrim ligjor dhe moral perballe qytetareve. Drejtësia të godasë horrat pa mëshirë.” – shkruan Vasili.