Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni Rregullator miraton rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme lokale


Komisioni Rregullator në KQZ ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit për 6 bashki të vendit.

Partia Socialiste arriti të fitonte në 5 bashki ndërsa koalicioni Shtëpia e Lirisë me kandidatë të propozuar nga Sali Berisha arriti të fitonte Bashkinë Shkodër.

Partia Demokratike u rendit e treta në 5 bashki dhe vetëm në Rrofozhinë kandidati i saj mori më shumë vota se kandidati i Shtëpisë së Lirisë.