Vendosni fjalën kyçe....

Grida Duma: PD duhet të dalë nga konfliktet dhe cic-micet, Basha të japë dorëheqjen


Deputetja Grida Duma në një prononcim për mediet jashtë Kuvendit u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen.

Ajo tha se duhet t’i jepet fund cic-miceve që PD të dalë nga konfliktet.

“Sa më shumë të zvarritet kjo situatë, aq më shumë agravon ndjesitë. Besoj se do të ketë reflektim dhe zgjidhje. Besoj se ka një solidaritet me kohën që ka kërkuar. Ka njerëz që kanë bashkëpunuar dhe e shohin normale që të presin disa ditë. A ka kuptim të pritet?

Grupi parlamentar gëzon legjitimitetin më të lartë për të drejtuar këtë proces në PD. Nuk është mirë të zvarritet procesi. Nuk kam bindjen që është Kolegji i Kryetarëve që e mbështet. Kryetarët zgjidhen me votë, dhe në disa raste kur janë të emëruar, nuk përfaqësojnë shumicën, për këtë arsye Kolegji i Kryetarëve duhet të jetë Kolegji i të zgjedhurve me votë.

PD që të jetë e madhe duhet të dalë nga këto konflikte dhe cic-mice, është një dakordësi që vjen nga rezultati i humbjes së 6 marsit, nëse nuk lexon 6 marsin Lulzim Basha do të thotë që nuk do ta lexojë për PD, por mbetet logjikisht ta lexoj për vete.”- tha Duma në një prononcim për mediet.