Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Lufta ime është për shqiptarët, Trekëndëshi i Bermudës lufton për interesa personale


Kryedemokrati Basha ka pohuar sot se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij.

Në një deklaratë për gazetarët ai tha se Trekëndëshi i Bermudës çdo gjë e bën për interesa personale ndërsa theksoi se lufta e tij është për shqiptarët.

“Unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Mund të jem përballur me manipulime të tmerrshme. Trekëndëshi i Bermudës çdo gjë e ka për interesa personale ndërsa lufta ime është për shqiptarët. Kush më kërkon të braktis betejën për rikthimin e besimit te demokracia dhe përshpejtimin e reformimit të PD për t’u bërë partia e shpresës së shiptarëve do zhgënjehet.” – tha Basha.