Vendosni fjalën kyçe....

Basha komenton projekt-rezolutën për Ukrainën: Akt mbështetjeje nga populli shqiptar, çmenduria e Putinit duhet të marrë fund


Në seancën e sotme plenare në Kuvend, ka folur për projekt-rezolutën ndaj Ukrainës edhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ka shprehur mbështetjen e tij.

Ai u shpreh se ky një akt mbështetës i të gjithë popullit shqiptar.

“Jemi mbledhur në një ngjarje unike për t’i dhënë mbështetjen pak kush popullit të Ukrainës që ndodhen përballë agresionit të pashembullt nga Rusia.

Është urimi im, i PD-së dhe opozitës, jam i bindur i të gjitha bashkëatdhetarëve tanë që populli ukrainas do të vazhdojë të luftojë dhe ta shohë këtë akt mbështetje nga ne si një mbeshtetje të të gjithë kombit shqiptar.

Ne shqiptarët jemi kombi i fundit që e kemi ndjerë në palcë, dhimbjen, masakrën nga makineria e luftës së Millosheviçit ndaj qytetarëve në Kosovë.

Me ndihmën e Zotit dhe mbështetjen e kombeve të lira gjithmonë shpërblen. Këto janë ditë të errëta për Ukrainën, Europën që lufton të jetojë në paqe. Ajo që po ndodh sot është një luftë që na përfshin të gjithëve. Viktimat janë familjarë, prindër, të moshur për të cilët të gjithë ndihemi përgjegjës. Me këtë rezolutë i japim përfaqësisë tonë në KS shtysën për të bërë çdo gjë me aleatët për t’i dhënë fund kësaj çmendurie. Askush nuk duhet të ketë dyshim se çmenduria e Putin është një akt i beftë e i paplanifikuar”- deklaroi Basha.