Vendosni fjalën kyçe....

Masakër në Devoll, vriten brenda banesës nusja dhe e vjehrra


Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Devoll ku dy gra janë gjetur të vdekura brenda banesës së tyre.

60-vjeçarja Fatmira Bami dhe 80-vjeçarja Bukurie Bami janë gjetur pa shenja jete në banesën e tyre në fshatin Progër.

Mësohet se dy gratë ishin nuse e vjehërr e jetonin si të veja në banesë.

Ato kanë pasur shenja dhune në trup sipas kryeplakut i cili ka qenë i pari që i ka gjetur ndërsa policia ka nisur punën për kapjen e autorit të ngjarjes.

Pak çaste më pas policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të krimit të dyfishtë në Devoll. Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Ali Zili, banues në të njëjtin fshat me viktimat e person me precedent penal.

Njoftimi

“Më datë 05.03.2022, rreth orës 15:15, jemi njoftuar se në fshatin Progër, Devoll, janë konstatuar nga kryeplaku i fshatit, në banesë, të pajeta dhe me shenja dhune në trup shtetaset F. B., rreth 60 vjeçe dhe vjehrra e saj B. B., rreth 80 vjeçe. Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorit si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

*Video Credit: Syri