Vendosni fjalën kyçe....

Hungarezët e 4iG blejnë Albtelecomin


Operatori hungarez i telekomunikacioneve, 4iG PLC hyrë tashmë në tregun shqiptar duke bërë blerjen përfundimtare të 80.27% të aksioneve të ALBtelecom që zotëroheshin nga turqit e Çalik Holding.

Si pjesë e transaksionit, Çalik Holding u bë investitor institucional në 4iG.

Çalik Holding do të kryejë një rritje kapitali prej më shumë se 8 miliardë HUF, duke përvetësuar më pak se 5% të aksioneve në kompaninë hungareze të komunikimit të informacionit.

Rritja e kapitalit do të kryhet me çmimin për aksion prej 850 HUF, siç ishte vendosur paraprakisht në marrëveshje. Bashkëpunimi mund të hapë mundësi të mëtejshme biznesi të përbashkëta për kompaninë turke dhe hungareze në Ballkan dhe Azinë Qendrore.

Një tjetër kompani hungareze është duke u zgjeruar me shpejtësi pasi OTP bank pas blerjes së Societe Generale Group ka blerë edhe ONE Telecomunication.