Vendosni fjalën kyçe....

Nis raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë (VIDEO)


Delegacionet e Federatës Ruse dhe Ukrainës sapo kanë filluar raundin e dytë të negociatave. Takimi mes dy palëve sikurse ishte lajmëruar më herët nga kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky, po mbahen në Belovezhskaya Pushcha, Bjellorusi.

 

Siç ka raportuar agjencia e lajmeve ruse TASS, delegacioni ukrainas kishte mbërritur më herët në vendin e bisedimeve me helikopter.

 

Kujtojmë se raundi i parë i bisedimeve u zhvillua më 28 shkurt, në rajonin Gomel të Bjellorusisë dhe zgjati pesë orë. Delegacioni rus udhëhiqej nga ndihmësi i presidentit Vladimir Medinsky, i cili tha se delegacioni rus ishte i gatshëm të bisedojë me palën ukrainase për aq kohë sa mund të duhet për të arritur një marrëveshje.