Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Kosova sa më parë në NATO përgjigje ndaj paqes e sigurisë


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës në Maltë është takuar me presidenten e Kosovës Vjosa Omsani.

Meta ka theksuar nevojën për hyrjen e Kosovës në NATO si nevojë për paqen e sigurinë në rajon.

“Si gjithmonë, shumë i lumtur të takohesha në Maltë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe të shkëmbenim opinione mbi marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve dhe vullnetin për t’i pasuruar ato më tej.

Ritheksuam sa jetike janë vizioni i përbashkët dhe vlerat euro-atlantike që ndan Shqipëria dhe Kosova në këto momente sfidash rajonale, europiane dhe botërore.

Kosova sa më parë në NATO, një përgjigje në të mirë të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit”-shkruan Meta.