Vendosni fjalën kyçe....

Delegacionet ruse e ukrainase do takohen sot pasdite në ciklin e dytë të bisedimeve


Delegacionet ruse e ukrainase do takohen ditën e sotme në qytetin bjellorus Brest në ciklin e dytë të bisedimeve të paqes. Delegacioni rus mbërriti në bisedime të mërkurën, ndërsa delegacioni ukrainas pritet të arrijë të enjten në mëngjes.

Cikli i parë i negociatave ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase u mbajt të hënën në rajonin Gomel të Bjellorusisë.

Delegacioni rus kryesohej nga ndihmësi i presidentit Vladimir Medinsky. Zyra e presidentit ukrainas Zelensky kishte thënë se ‘çështja kryesore e negociatave është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga territori i Ukrainës’.

Medinsky tha të hënën pas bisedimeve se delegacionet ruse dhe ukrainase kishin rënë dakord për të mbajtur një cikël të ri negociatash në Bjellorusi brenda disa ditëve në vijim.