Vendosni fjalën kyçe....

PD nxjerr tjetër video: Vjedhja e 430 milionë eurove u bë me miratimin Ramës, ishte skemë e mirëorganizuar nga qeveritarë të korruptuar


Partia Demokratike ka publikuar një tjetër video përmes të cilës akuzon kryeministrin Edi Rama lidhur me aferën e inceneratorëve.

Në videon e radhës paraqitet një pjesë nga dëshmia e ish-ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, para Komisionit Hetimor të Inceneratorëve.

Selia blu pretendon se kryeministri e dha miratimin e projektit edhe pse u njoftua se ishte në shkelje të ligjit. Ndërsa ish-ministri i financave u shkarkua se nuk pranoi të bëhej pjesë e kësaj afere.

“Një ministër e emëron dhe shkarkon kryeministri, prandaj asgjë nuk është bërë pa dijeninë, mbështetjen dhe miratimin e Edi Ramës.”- thuhet në njoftimin e PD-së.

Selia blu thekson se ministri i Financave i asaj kohe, Arben Ahmetaj e miratoi kontratën e kundërshtuar nga Cani, ndërsa përmend lidhjet e tij të hershme me biznesmenin e inceneratorëve Mirel Mërtirin dhe udhëtimet me këtë të fundit.

NJOFTIMI I PD-së:

Përmes nje skeme të mirëorganizuar të qeveritarëve të korruptuar, është planifikuar vjedhja e 430 milionë euro të buxhetit të shtetit me miratimin e Edi Ramës. Pasi edhe pse u njoftua se ky projekt ishte në shkelje të ligjit, ai prapë i dha miratimin.

Ministria e financave nën drejtimin e Canit refuzoi projektin:

– Nuk ka studim fizibiliteti, vlerësim financiar, Procedurë me negociim pa shpallje në kundërshtim me ligjin.

– Ish-ministri i financave u shkarkua se nuk pranoi të bëhej pjesë e kësaj afere. Një ministër e emëron dhe shkarkon kryeministri, prandaj asgjë nuk është bërë pa dijeninë, mbështetjen dhe miratimin e Edi Ramës.

– Ahmetaj miraton kontratën e kundërshtuar nga Cani.

– Ahmetaj lidhje të hershme me Mirel Mërtirin. Ka udhëtuar nga 2012-2019, 12 herë me pronarët e inceneratorëve.

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!