Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Kryeministri sot bëri mbrojtjen politike të personave në kërkim


Kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku pas përfundimit të seancës deklaroi se Kryeministri Edi Rama për 10 ishte dëshmitari që mbronte korrupsionin.

Tabaku theksoi se Rama bëri mbrojtjen politike dhe publike për ata që janë kërkim për aferën e incineratorëve.

“Ajo që dëgjuam për 10 orë ishte sigurisht dëshmitari që e mbronte korrupsionin, hiqte përgjegjësinë e tij. Ajo që nuk arritën shqiptarët të kuptojnë është se si disa që janë në kërkim nga drejtësia, arrijnë të paguhen akoma nga buxheti i shtetit. Unë besoj që komisioni i ka bërë një nder të madh publikut, duke bërë transparente faktet. Sot Rama dështoi të thoshte se ku kanë shkuar 100 mln që janë paguar për këto inceneratorë. Si u jepet një koncension disa personave që nuk kanë lidhje me trajtimin e mbetjeve. Refuzoi të vërtetën. Bëri mbrojtjen më të mirë politike dhe publike për ata që janë në kërkim. Ne kemi administruar faktet në Komision. Çudia më e madhe është se si mundet që kryeministri i një vendi, që ka dy ministra në burg, të jetë krenar” – tha Tabaku.