Vendosni fjalën kyçe....

Kim bën një tjetër deklaratë: SHBA-ja ka shpallur non grata katër persona në Shqipëri


Pas një postimi në orët e para të mëngjesit drejtuar kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ambasadorja amerikane Kim ka bërë një tjetër postim në Twitter.

Ajo shkruan se SHBA-ja ka shpallur non grata katër persona në Shqipëri.

“Kujtesë: Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri sipas Nenit 7031(c).” – shkruan ajo në Twitter.

Megjithatë duhet thënë se asnjëri prej tyre nuk ka kandidatë në zgjedhjet e 6 marsit. Deri më tani katër personat e shpallur no grata nga SHBA-ja janë ish-kryeministri Berisha, ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ish-deputeti Tom Doshi e ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

Më herët Kim u drejtonte disa pyetje kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit ku shkruante se ‘nëse ata sponsorizoheshin nga një person i shpallur non grata nga SHBA-ja, çfarë po u premtonin votuesve dhe çfarë do mendojë SHBA-ja.’

“Pyetje për kandidatët: Nëse mbështetësi juaj kryesor është dikush i përcaktuar publikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht? (2/2) “Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?” – shkruante Kim në Twitter më herët sot.