Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj: Ministria e Ekonomisë nuk kishte tagër për të dhënë mendim në koncesionin e inceneratorëve


Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët zv/kryeministri Arben Ahmetaj dëshmoi për rolin e tij në aferën e inceneratorëve gjatë kohës kur ka qenë Ministër i Ekonomisë.

Ahmetaj u shpreh se Ministria ne Ekonomisë e drejtuar nga ai në atë periudhë nuk ka pasur tagër për të dhënë mendim mbi një procedurë a draft dhe as të përfshihet në dhënien e PPP-ve.

Debati:

Tabaku: Me qetësi

Ahmetaj: Më ke ndërprerë 6 herë. Keni dalë nga kuadri.

Tabaku: Ne kemi në objekt të hetimit 3 inceneratorë. Ju jeni në rolin tuaj në fazën tuaj si në dy pozicione ministri.

Inceneratorin e Elbasanit, ju ka sjellë Lefter Koka një shkresë për një procedurë oncensionare dhe ju pyet nëse ju si ministër jeni pro ose kundër.

Ahmetaj: Ministria e Ekonomisë nuk ka tagër për të thënë kjo është kështu apo ashtu, por është në nivel politikash. Këtu s’ka pasur vendim. Po diskutojmë për një letër korrekte që ka konsekuence nul. Jashtë këtij komisin8i janë thënë shumë të pavërteta. Mezi prisja të vija këtu. Ministria nuk përfshihet në procedurë të dhënieve ë PPP-së. Ka pasur një draft që nuk është miratuar.

Tabaku: Në cilin pjesë të ligjit të koncensioneve përmendet negocim pa shpallje paraprake

Ahmetaj: Kjo ka qenë një nga mënyrat e mundshme. Ka kërkuar autorizim, ai nuk është dhënë dhe prandaj ka institucione. Këtu ka ardhur një procedurë për të marrë një autorizim. Prandaj ka dakordësi parimore.

Tabaku: Keni dhënë parimisht Ok.

Ahmetaj: Ministria e Ekonomisë nuk është përgjegjëse

Tabaku: Pse si ke dhënë një vendim atëherë?

Ahmetaj: Më lër të flas, se kam edhe rekorde jo të mira në debat. Është e rëndësishme të vërtetohen disa të pavërteta. Në këtë rast ka ardhur një kërkesë për një projektvendim, jo procedurë.

Tabaku: Për një procedurë që është nul sepse nuk ka ndodhur

Ahmetaj: Ka vetëm një, nuk ka ndodhur. Ka vetëm një vendim dhe ai është për financimin .