Vendosni fjalën kyçe....

Basha thirrje Ramës: Hiq dorë nga kërcënimi i prokurorëve te SPAK-ut për aferën e inceneratorëve


Kreu i PD-së Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të heqë dorë nga kërcënimi i prokurorëve të SPAK-ut që po hetojnë aferën e inceneratorëve.

Në një takim me sturkturat e PD-së në Kamëz, kryedemokrati theksoi se po provohet me fakte se jo vetëm sekretari i tij Agaçi, ai i PS-së Gjiknuri e ministrat e ish-ministrat Ahmetaj e Koka, po edhe vetë kreu i qeverisë janë të përfshirë në këtë aferë.

“Sekretari i tij si i partisë dhe i tij, ministrat e ish-ministrat e tij, drejtorë të rëndësishëm po dalin të përlyer në këtë aferë. Thjesht dhe vetëm për këtë fakt, Edi Rama nuk mund të jetë më në krye të qeverisë. Hiq dorë nga kërcënimi i prokurorëve të SPAK-ut se nuk ka gjë që s’merret vesh. Edi Rama nuk mund të jetë më asnjë orë të vetme si kryeministër i vendit. të gjitha provat tregojnë se ai jo vetëm po e pengon hetimin por po provohet si koka e aferës.” – tha Basha.