Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri i fuqishëm përfshin fabrikën e përpunimit të peshkut në Lezhë (Video)


Një zjarr i fuqishëm ka rënë në magazinat e fabrikën e përpunimit të peshkut të kompanisë Eurofish në Lezhë.

Flakët kanë rënë rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm ndërsa dyshohet se është shkaktuar nga një problem në linjat elektrike.

Shumë forca zjarrfikëse e policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht nga flakët nuk ka viktima apo të lënduar po vetëm dëme materiale.

Për shkak të tymit të dendur është bërë shmangia e trafikut në qytet dhe në rrugë dytësore, thuhet në njoftimin e policisë.

*Video Credit: Syri