Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali-Berishës: Ik në shpi o Sali, hije e së shkuarës e damkë e Shqipërisë se nuk ka më agim për ty


Ministrja Spiropali ka replikuar me ish-kryeministrin Berisha në Kuvend.

Ajo e quajti atë hije të së shkuarës e damkë të Shqipërisë duke i përmendur shpalljen non grata nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ministrja e ironizoi Berishën duke i thënë të shkojë në shpi e të shijojë perëndimin e diellit duke qenë se është në moshë të thyer.

“Që kur është kthyer në parlament kjo hije e së shkuarës, kjo damkë e Shqipërisë, duket sikur edhe ata në botën e përtejme kanë deputetin e tyre. Po kujt i thua hajn ti, që je shpallur hajn botërisht nga SHBA-ja. Kujt i thua kokë e Meduzës ti o i pakallur që pikërisht nga SHBA-ja ke marrë damkën përfundimtare. Ik në shpi o Sali, ik në shpi shjijo pereëndimin e diellit se në moshë të thyer je, se nuk më agim për ty.  Se të dha Shqipëria gjithçka dhe i le vetëm turpin që nuk do të të ndahet kurrë.” – tha Spiropali.