Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Afera e inceneratorëve skemë e qeverisë për vjedhjen e 430 milionë eurove nga xhepat e shqiptarëve


Deputeti i PD-së Salianji e ka quajtur çështjen e inceneratorëve si aferën më të madhe të qeverisë shqiptare, gjë që sipas tij e ka detyruar kryeministrin Rama të mos shkojë në parlament.

Ai e quajti teatër të shëmtuar atë që po ndodh në seancë duke thënë se është një përpjekje e PS-së për të shmangur vëmendjen nga afera e inceneratorëve ku sipas tij janë të përfshirë kryeministri Rama, ministra e ish-ministra e zyrtarë të administratës.

 “Një teatër tjetër i shëmtuar për të shmangur vëmendjen nga afera më e madhe e qeverisë shqiptare, e cila ka detyruar Ramën që të struket dhe të mos vijë në parlament. Ka tre javë që nuk vjen në parlament sepse, në tre javë diskutimi kryesor, cështja kryesore, është afera korruptive e inceneratorëve. Mos harrojmë se Rama dhe ky grup e hapën fushatën për t’i vendosur gjoksin aferës së inceneratorëve në Elbasan. Kjo ishte nisja e fushatës së PS, jo vetëm për të treguar se Rama i dilte për zot kësaj pune, por për të përfshirë të gjithë grupin e PS dhe të gjithë zyrtarët e PS dhe për të intimiduar drejtësinë dhe për të treguar se ky është ai që është vendimmarrësi në këtë aferë. Nuk ka njeri tjetër vec Ramës, që mund të bëjë bashkë 4 ministra, 3-4 bashki për të vendosur në dispozicion të vetes më shume se 430 milionë euro, që shpërndahen për të blerë e vjedhur zgjedhjet, dhe për t’i mbyllur aksesin opozitës, dhe për të intimiduar e blerë, cilindo prej ministrave të përfshirë që mos kenë asnjë mundësi të flasin.” – tha Salianji.

Deputeti shtoi se me aferën e inceneratorëve po vidhen 430 milionë euro ndërkohë që qytetarëve e fermerëve u mungojnë gjërat bazike.

“E pamë aferën e gjeneral Lisit me njeriun më të afërt të Ramës, keni insistuar në cdo akt politik dhe keni dalë në mashtrim, sic përdorët ata të parlamentit të kaluar dhe tymnajën me Presidentin, se e thatë ‘festë demokracie’, po sot cfarë është gjykatë e pavarur? Sot rrini me kokën ulur, dhe ashtu duhet të rrini se përdorni parlamentin me afera korruptive. 430 milionë euro janë marrë nga xhepat e shqiptarëve, janë hequr nga ndihma ekonomike e KEMP-i, vidhet me inceneratorët, nga të katër anët nga qeveria gjobitet biznesi i vendosen kasa fiskale.” – shtoi Salianji.