Vendosni fjalën kyçe....

Punime në rrjet, ndërprerje energjie në disa zona në Tiranë


Disa rrugë në Tiranë do kenë mungesë të energjisë elektrike gjatë ditës së sotme. Sipas OSHEE-së mungesa vjen për shkak të punimeve në mirëmbajtjen e rrjetit.

Rrugët ku do ketë ndërprerje të korrentit janë: ‘Myslym Keta’, ‘Tasim Shehu’ e pjesërisht rruga ‘Siri Kodra’, ‘Rruga e Dibrës’, zona pranë ish-uzinë ‘Dinamo e Vjetër’, Babrru, Rruga ‘Riza Cerova’.

Ndërprerjet do nisin në orën 8 të mëngjesit e do zgjasin deri në orën 3 të pasdites.