Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Bashkëpunim edhe në mjekësi me Italinë, së bashku të rrisim numrin e mjekëve dhe të infermierëve


Kryeministri Edi Rama në takimin e mbajtur sot në Unitus, Universiteti i Tuscias në Itali vuri theksin edhe në bashkëpunimin e dy vendeve në fushën e mjekësisë.

Rama tha se kjo është një temë që ngjall interes, pasi ky është një sektor ku fare qartë ku edhe në Itali, ndihet për të mbajtur mjekë dhe infermierë në zona më pak të zhvilluara të vendit.

“Pika e fundit që do të doja të cekja është bashkëpunimi ynë edhe në fushën e mjekësisë. Mesa duket kjo është një temë që ngjall shumë interes jo vetëm për ne por edhe për Italinë.

Unë shpresoj shumë që të mund të krijojmë sinergji të reja me universitete italiane sepse është një sektor ku fare qartë edhe në Itali ndihet gjithnjë e më shumë nevoja jo vetëm për të formuar studentë por edhe për të mbajtur mjekë dhe infermierë në të gjitha ato zona të vendit që janë më pak tërheqëse se sa veriu i Italisë dhe veriu i Europës.

Në këtë mënyrë në mund të rrisim së bashku numrin e mjekëve dhe infermierëve që mund të vihen në shërbim të komuniteteve edhe në ato zona në Itali por edhe në vendin tonë, pavarësisht nga fuqia që këto vende kanë për t’i tërhequr mjekët dhe infermierët në krahasim me zonat e tjera”- tha Rama.