Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali ironizon Bashën: Si do e festojë Basha humbjen e radhës, si mishërim të ndryshimit që nuk vjen apo si ndryshimi që nuk mishërohet kur vjen


Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar kreun e PD-së Lulzim Basha lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit.

Spiropali e sheh Bashën si humbës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit duke ditur se opozita do shkojë e përçarë me kandidatët e Berishës në koalicion me LSI-në dhe Partinë Demokratike.

Ministrja është ironizon Bashën duke shprehur kuriozitet se si do e festojë humbjen e radhës si mishërim të ndryshimit që nuk vjen apo si ndryshimi që nuk mishërohet kur vjen.

Erdhi 6 marsi! Jam tejet kurioze si do ta festojë Lulzim Basha humbjen e radhës, si mishërimi i ndryshimit që nuk vjen apo si ndryshimi që nuk mishërohet kur vjen?”, shkruan Spiropali në Twitter.