Vendosni fjalën kyçe....

Tre humbje jete në vend, 1341 raste të reja me koronavirusin e ri


Tre qytetarë kanë humbur jetën lidhur me Covid-19 në vend.

Personat që kanë humbur jetën janë  një qytetare nga Berati 68 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 73 vjeç, një qytetar nga Tirana 90 vjeç.

Që prej nisjes së pandemisë Shqipëria raporton zyrtarisht 3337 viktima lidhur me koronavirusin e ri. 1341 raste të reja me koronavirus janë gjetur nga 5043 testime të kryera.

Në spital po mjekohen 145 pacientë nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.