Vendosni fjalën kyçe....

PS zyrtarizon emrat e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 6 marsit


Janë zyrtarizuar pesë nga gjashtë kandidatët e PS-së për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Në Durrës PS-ja pritet të kandidojë kryetaren e bashkisë në detyrë, Emirjona Sako.

Në Shkodër ashtu siç ishte përfolur më herët kandidate do jetë prefektja Majlinda Angoni ndëra në Dibër Rrahim Spahiu.

Ndërkohë në Rrogozhinë kandidatr do jetë Edison Memolla ndërsa në Vorë për PS-në do garojë Besim Shera.

Kandidati për Lushnjën nuk është përcaktuar ende dhe sipas kreut të grupit parlamentar të PS-së, emri do vendoset të martën.