Vendosni fjalën kyçe....

Dhuna në futboll, Ministrja Kushi: Miratuam VKM-në e re, kemi parashikuar të gjitha përgjegjësitë e institucioneve dhe penalitetet


Ministrja e Arsimit dhe e Sporteve Evis Kushi, ka bërë me dije se qeveria shqiptare sot ka miratuar një VKM që lidhet me përcaktimin e masave të sigurisë dhe përgjegjësitë për aktivitetet sportive dhe veçanërisht për rastet e dhunës në ndeshjet e futbollit.

Gjatë fjalës së saj në një deklaratë për shtyp, Kushi tha se është e nevojshme të përmirësohet kuadri nënligjor që të parandalohet dhuna në sport.

“Vendimi i dytë që morëm sot është në fushën e sportit e lidhet me përcaktimin e masave të sigurisë dhe përgjegjësitë për aktivitetet sportive dhe vecanërisht për ndeshjet e futbollit.

Të gjithë e dimë që sporti është e drejtë kushtetuese dhe i gjithë legjistlacioni është hartuar që të jetë i aksesueshëm për të gjithë. Në ligjin për sportin është parashikuar shumë qartë që të jetë gjithëpërfshirës për gjithë qytetarët.

Është bërë fenomen global dhuna në aktivitetet sportive, vecanërisht në ndeshjet e futbollit cenon integritetin e sportit dhe misionit që ai ka argëtues dhe edukativ.

Është e nevojshme të përmirësohet kuadri nënligjor që të parandalohen fenomenet e dhunës në sport.

Vitet e fundit ka përmirësime sidomos sa i takon reduktuimit të dhunës midis lojtarëve në fushën e lojës por problem mbetet dhuna nga tribuna drejt lojtarëve apo dhuna e konfliktet fizike mes vetë tifozëve.

Për këtë arsye dhe pse shpesh komisionet e disiplinës kanë reaguar edhe në penalitete për lojtarët për ekipet deri në realizimin e ndeshjeve pa tifozë, përmes vendimit që ne miratuam sot kemi parashikuar të gjitha përgjegjësitë e institicioneve, procedurat që duhet të ndjekin për cdo element të aktiviteteve sportive dhe penalitetet që duhet ndërmarrë për raste të veçanta.”– u shpreh ministrja Kushi.