Vendosni fjalën kyçe....

“Po më kthehet kamioni nga Serbia” – Braçe kritika qeverisë: Hapni telefonat për eksportuesit, s’mund të jemi përjetë të disfavorizuar


Deputeti socialist Erion Braçe ka bërë disa kritika të ashpra sot kundër qeverisë, duke i kërkuar t’u përgjigjet eksportuesve. Kjo lidhur me trajtimin jo të barabartë të eksporteve shqiptare në Serbi.

Në një video të publikuar në Instagram, Braçe thotë se nuk mund të jenë eksportuesit shqiptarë gjithmonë të disfavorizuar. Ndërsa kujton premtimin e qeverisë se analizat e produkteve në Shqipëri do të njihen edhe në Serbi, nisur nga biseda me një eksportues Braçe thotë se kjo nuk po ndodh.

“U kemi thënë eksportuesve se analizat e produktit-perimeve e frutave tona, do të njihen dhe atje, në Serbi!
Nuk po ndodh!
Nëse speci del këtu thuajse i pastër, shumëfish nën normë, analizuar në laboratorin ku qeveria ka orientuar eksportuesit, si ka mundësi në Serbi del ndryshe?
Shiko, vetëm ky eksportues më thotë që ka një rënie drastike në tregun serb, nga 20 kamionë vjet në janar, në vetëm 2 këtë janar!
Nëse duan të na nxjerrin nga tregu serb, të na i thonë e ne të zgjedhim të jemi reciprokë!
NUK MUND TË JEMI PËRJETË TË DISFAVORIZUAR;
Jemi të disfavorizuar në sistemin fiskal, jemi të disfavorizuar në mbështetje buxhetore me ta e me rajonin;
Nuk mund të jemi të disfavorizuar edhe për arsye burokratike e jo transparente edhe në eksporte! Ndaj,
ZGJIDHENI! HAPNI TELEFONAT E PËRGJIGJUNI EKSPORTUESVE!
Bujqësia nuk bëhet as me filma e as me foto, bëhet me punë!”– shprehet Braçe.

Sikurse tregon vetë Braçe, ky reagim i tij vjen pas një bisede me një eksportues i cili i ankohet: “PO MË KTHEHET KAMIONI ME PERIME NGA SERBIA!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)