Vendosni fjalën kyçe....

Moska i kundërpërgjigjet SHBA-ve për buletinin “Dezinformimi rus mbi Ukrainën”


Rusia i është kundërpërgjigjur Departamentit Amerikan të Shtetit për publikimin e buletinin me titull “Dezinformimi rus mbi Ukrainën”.

Në një postim Ambasada Ruse në Tiranë ka publikuar në gjuhën shqipe kundërpërgjigjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Moskë.

Kundërpërgjigjja e plotë:

“Fakt” i Departamentit Amerikan të Shtetit të SHBA-ve: Vendosja e më shumë se 100,000 trupave ruse është një kërcënim i qartë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Gjendja reale e situatës

Rusia kryen rregullisht stërvitje ushtarake në territorin e saj dhe kryen inspektime të befasishme të trupave. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara vendosin forcat e tyre të armatosura dhe armët sulmuese në vendet e Evropës Lindore, disa mijëra kilometra larg kufijve të saj kombëtarë, duke minuar kështu sigurinë dhe stabilitetin strategjik evropian. Duke furnizuar me armë dhe duke dërguar specialistët e tyre ushtarakë në Ukrainë, ata inkurajojnë veprimet agresive të autoriteteve të Kievit kundër popullsisë së tij në Donbas.

“Fakt” i Departamentit Amerikan të Shtetit të SHBA-ve: Rusia përdor dezinformimin dhe propagandën në përpjekje për të krijuar një pretekst për veprim ushtarak.

Gjendja reale e situatës

Të gjithë e dimë se si autoritetet amerikane përdorin dezinformimin si pretekst për ndërhyrje ushtarake në shtetet e pavarura. Mjafton të kujtojmë të famshmen “epruvetë të Colin Poëell”, e cila u bë pretekst për agresionin amerikan kundër Irakut. Vëllimi i ndihmave humanitare të përmendura nga Shtetet e Bashkuara është një “pikë në oqean” krahasuar me ndihmën e madhe të ofruar nga Federata Ruse për banorët e Donbasit.

“Fakt” i Departamentit Amerikan të Shtetit të SHBA-ve: Nuk ka raporte të besueshme se ndonjë qytetar etnik rus ose rusishtfolës është kërcënuar nga qeveria ukrainase.

Gjendja reale e situatës

Shkeljet e të drejtave të popullsisë multi-milionëshe rusishtfolëse në Ukrainë kanë marrë përmasa monstruoze. Autoritetet e vendit miratojnë ligje diskriminuese për gjuhën, arsimin, për të ashtuquajturit “popuj autoktonë”, duke hequr nxjerrë gjuhën ruse nga përdorimi në të gjitha sferat e jetës. Çështja ka arritur deri aty sa në gusht 2021, presidenti i Ukrainës V. Zelenskiy u propozoi publikisht banorëve etnikë rusë të largoheshin nga vendi. Në qershor 2021, T. Kremen, Komisioneri për Mbrojtjen e Gjuhës Shtetërore, tha se ata që nuk pajtohen me ligjin e gjuhës “mund të largohen nga vendi”.

Është e habitshme, pse Shtetet e Bashkuara, të cilat zakonisht mbrojnë të drejtat e njeriut, refuzojnë të vërejnë diskriminimin e hapur ndaj qytetarëve rusishtfolës të Ukrainës. Ndoshta kjo lidhet me faktin që ata nuk i konsiderojnë njerëz qytetarët rusë?

Për sa i përket situatës me të drejtat e njeriut në Krime, duke përfshirë gjendjen e pakicave kombëtare, ajo jo vetëm që u përmirësua pas kthimit të gadishullit në përbërje të Rusisë, por cilësia e saj ndryshoi. Politika e Rusisë, ndryshe nga politika e autoriteteve të mëparshme dhe aktuale në Ukrainë, synon të ruajë hapësirën unike multikulturore të gadishullit. Ne jemi të bindur se Perëndimi qëllimisht hedh në qarkullim dezinformata për gjoja prani të problemeve në Krime, në mënyrë që të largojë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar nga situata flagrante e të drejtave të njeriut në Ukrainë.

“Fakt” i Departamentit të Shtetit: Përfaqësuesit zyrtarë amerikanë patën dhjetëra kontakte me kolegë rusë dhe evropianë për një zgjidhje paqësore të situatës aktuale.

Gjendja reale e situates:

Referimi tek të ashtuquajturat “Përpjekjet gjithëpërfshirëse” tingëllon më së paku hipokrit dhe i pabesueshëm. Që nga data 15 dhjetor 2021, kur Uashingtonit i dorëzuam zyrtarisht projektet e traktatit për garancitë e sigurisë dhe marrëveshjeve për masat e garantimit të sigurisë së Rusisë dhe vendeve të NATO-s, nga pala amerikane kemi parë kryesisht përpjekje evidente për të zvarritur diskutimin mbi parametrat specifikë që ne propozojmë në nivele dhe formate të ndryshme ekspertësh. Shtëpia e Bardhë dhe aleatët e saj perëndimorë, në vend që të bëjnë pauzë dhe të fokusohen në përgjigjet ndaj pyetjeve thelbësore në dokumentet ruse, kanë nisur një fushatë jashtëzakonisht toksike informacioni dhe propagande që e paraqet vendin tonë si një “agresor”, “armik të Evropës së qytetëruar” dhe një “kërcënim” për stabilitetin ndërkombëtar. E gjithë kjo, bashkë me kërcënimin e pandërprerë me sanksione “të dhimbshme”, synojnë të gjakosin ekonominë vendase dhe të sfidojnë Rusinë në mënyrë sistematike. Dhe vetë fakti që Departamenti i Shtetit publikoi “udhëzime” të tilla në prag të bisedimeve midis Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken në Gjenevë, mund të quhet vetëm një provokim i hapur. Sergej Lavrov përshkroi në detaje qasjet ruse gjatë një konference për shtyp (https://mid.ru/…/opro…/nedostovernie-publikacii/1795579/) pas negociatave për garancitë e sigurisë.

“Fakt” i Departamentit Amerikan të Shtetit: Nuk ka pasur kurrë një premtim nga Perëndimi për moszgjerim të NATO-s.

Gjendja reale e situatës:

Më 9 shkurt 1990, Sekretari amerikan i Shtetit, J. Baker, gjatë një takimi me Ministrin e Punëve të Jashtme të BRSS, Eduard Shevardnadze, shpalli “garancitë e hekurta” që juridiksioni i NATO-s dhe forcat e saj ushtarake nuk do të lëvizin asnjë centimetër drejt lindjes”. Më 10 shkurt 1990, Ministri i Jashtëm gjerman H.-D. Genscher e siguroi E. A. Shevardnadze se “NATO nuk do të zgjerohet në lindje”. Në të njëjtën ditë, kancelari gjerman G. Kohl ia konfirmoi këtë M. Gorbachev-it. Në një konferencë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Baker, më 13 shkurt 1990, u tha se Uashingtoni përkrah “një Gjermani të bashkuar dhe përfshirjen e saj në NATO, duke qenë i gatshëm të sigurojë që prania ushtarake e aleancës të mos lëvizë më tej drejt lindjes”. Të gjitha këto garanci janë të regjistruara në transkriptet e takimeve, të cilat janë sot në dispozicion të publikut të gjerë.

“Fakt” i Departamentit Amerikan të Shtetit: Zgjerimi i NATO-s nuk është i drejtuar kundër Rusisë.

Gjendja reale e situatës:

Gjatë 20 viteve të fundit, të gjitha potencialet e koalicionit të NATO-s janë përqendruar pikërisht në “krahun lindor”. Avancimi i aleancës drejt kufijve rusë shoqërohet me krijimin dhe modernizimin e objekteve të infrastrukturës ushtarake, zhvillimin e zinxhirëve logjistikë për transferimin e shpejtë, përfshirë edhe atë transatlantik, të formacioneve të mëdha ushtarake, vendosjen e elementeve amerikane të mbrojtjes kundërajrore në Rumani, të pajisura me sistemet e përdorimit të dyfishtë. Po realizohen planet për vendosjen e sistemeve raketore në Poloni. Në vendet anëtare të NATO-s në Evropën Lindore po ndërtohen objektet e magazinimit të pajisjeve të rënda ushtarake. Po sigurohen mundësi për një prani të huaj ushtarake në territorin e këtyre shteteve, që në fund të fundit rrezikon shkeljen, nëse jo të gërmës, atëherë të frymës së Aktit Themelues Rusi-NATO të vitit 1997.

Është rritur ndjeshëm numri i luftanijeve të fuqive jorajonale që hyjnë në Detin e Zi, duke e kthyer zonën ujore të tij në një zonë tjetër jostabiliteti. Deti Balltik, i cili më parë ishte i qetë dhe paqësor po bëhet një arenë konfrontimi ushtarak. Intensiteti i fluturimeve të avionëve zbulues të vendeve të NATO-s kërcënon trafikun ajror civil.

Aleanca kryen vazhdimisht manovra ushtarake pranë kufijve tanë. Vetëm vitin e kaluar janë zhvilluar rreth 120 stërvitje dhe manovra, gjatë të cilave simuloheshin skenarë sulmuesë kundër Rusisë si kundër armikut të kushtëzuar.

NATO po ndjek një politikë partneriteti jashtëzakonisht agresive, po shfrytëzon në mënyrë aktive territoret e Finlandës dhe Suedisë, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe po bën përpjekje për të fituar një terren në vendet e Azisë Qendrore. Po krijon objekte në hapësirën post-sovjetike që paraqesin rrezik nga pikëpamja e kërcënimit biologjik.