Vendosni fjalën kyçe....

Kapen në Rinas dy shtetas të huaj, njërit i gjenden 62 mijë euro të padeklaruara


Një shtetas egjiptian e një sudanez janë kapur në Aeroportin e Rinasit.

Gjatë kontrollit, shtetasit egjiptian me iniciale N.B. i është gjetur një pistoletë çakmak.

Personi në fjalë ishte nisur drejt Gjermanisë.

Ndërkohë shtetasit sudanez me iniciale E.M. iu kap një sasi prej 62 mijë eurosh të padeklaruara.