Vendosni fjalën kyçe....

Mbështetësit e Bashës e Berishës synojnë një kandidat të përbashkët në Lushnjë për zgjedhjet e 6 marsit


Demokratët e mbështesin Bashën e ata që mbështesin Berishën po përpiqen të nxjerrin një kandidat të përbashkët për Bashkinë e Lushnjës në zgjedhjet e 6 marsit.

Deklarata ka ardhur nga deputeti Saimir Korreshi, që është edhe kryetar i degës së PD-së për Lushnjën.

Ai ka thënë se do përpiqen të gjejnë një kandidat të përbashkët e më pas do kërkojnë që këtë gjë ta pranojnë edhe drejtuesit e PD-së në Tiranë.

“U takuam për të parë njëri-tjetrin në sy, që të fitojmë bashkinë e Lushnjës. Do mundohemi të nxjerrim kandidat të përbashkët pavarësisht përplasjes Basha-Berisha. Jemi në një mendje për një kandidat, por kemi mendim ndryshe për regjistrimin. Nuk ka demokratë të ndarë. Ne të PD Lushnjë duhet t’i imponohemi Tiranës dhe jo Tirana të na imponohet ne.” – tha Korreshi, shkruan Shqiptarja.