Vendosni fjalën kyçe....

Basha pritet me protesta në Njësinë 7 në Tiranë (Video)


Dhjetëra qytetarë mbështetës të Sali Berishës kanë pritur me protestë kreun e PD-së, Lulzim Basha në njësinë 7 në kryeqytet.

Me pankarta në duar e thirrje “Basha Ik” ata u mblodhën përpara një hoteli ku Basha do zhvillojë një takim.

Që prej disa ditësh Basha ka zbritur në terren ku po zhvillon takime me demokratë ku fokusi kryesor ka qenë bashkimi dhe ndarja nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.

Pas Fierit, Basha zhvilloi edhe një takim me gratë anëtare të LDG-së ditën e sotme në mëngjes.

Ndërkohë lëvizja e Berishës e ndjek Bashën kudo që shkon me protesta.