Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti shkakton dëme materiale në Pukë, dëmtohet spitali e disa pallate


Një tërmet ka goditur vendin gjatë natës. Lëkundjet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter kanë shkaktuar dëme materiale në Pukë, që ka qenë pranë epiqendrës.

Dëme të lehta janë vërejtur në pjesët e jashtme të disa pallateve ndërsa plasaritje ka pasur në disa oxhaqe. Dëmtime janë shënuar edhe në spitalin e qytetit.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Lumbardhë të Fushë Arrëzit. Lëkundje më të lehta ka pasur edhe gjatë natës.

Pak minuta më parë Puka ka përjetuar një lekundje të fortë sizmike.  Termeti që kishte epiqendren pranë Pukës,  ka qenë i shkallës 4.7 ne thellësinë 2 km. Bashkia Puka po nderlidhet për pasojat e kësaj situate. Deri tani nuk kemi informacione për pasoja fatale, ndërkoh që janë porositur administratorët dhe krepleqt e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate.  Deri tani janë konstatuar deme tek disa pallate tek lagjia e muzeut,  dhe 5 pallatet, ku sipas raportimit të banorve ka plasaritje, nderkoh janë të dukshme demtimet në oxhaqet e pallateve. Plasaritje dhe renje suvash ka dhe në spitalin e qytetit. Inkurajoim të gjithë banorët të rimarrin veten me shpresen se nuk do kemi paslekundje dhe për çdo shqetësim të informojnë në numrat pa pagesë 128 ose 129.  Faleminderit!” – thuhet në njoftimin e Bashkisë së Pukës.