Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në Lezhë-Milot, humb jetën një grua


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Milot, ku janë përplasur dy automjeteve me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një grua, Gjelina Lleshi. Fillimisht ajo mbeti e plagosur rëndë dhe u nis drejt spitalit të Traumës.

“Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtuese shtetasen B.Ll., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J.L., ku si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë shtetasja Gj.Ll., pasagjere  në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”- thuhej në njoftimin paraprak të Policisë.

Më pas u njoftua se gruaja që ishtë dërguar në spital, kishte ndërruar jetë: “Në vijim të informacionit paraprak ju informojmë se ka ndërruar jetë shtetasja Gj.Ll., e cila ndodhej pasagjere në mjetin me drejtuese shtetasen B.Ll.”