Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Që më 26 prill do kisha marrë drejtim tjetër, por duhet të respektoj Institucionin


Në konferencën për shtyp presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët nëse do të bashkëpunonte me Sali Berishën, nisur nga situata në PD.

Por ai e quajti këtë një pyetje pa sens.

Më pas ai shtoi se pas zgjedhjeve të 25 Prillit do të kishte dashur të bënte diçka tjetër, por ka respektuar detyrën dhe institucionin e Presidentit.

“Kjo është një pyetje fare pa asnjë sens. Që pas 25 prillit unë misionin tim si president të republikës e quaj të përfunduar por vazhdoj të bëj detyrën.

Do të kisha dashur që në 26 prill të kisha marrë një drejtim tjetër, por kisha respekt për institucionin sepse njeriu duhet të jetë në vendin e duhur dhe kohën e duhur. Unë bëra çdo gjë që të mos kapej shteti, mos të kapej Reforma në Drejtësi siç është kapur, por tani besoj se tabloja është shumë e qartë dhe unë do vazhdoj të kryej detyrën seri më 24 korrik të paktën. Pas 24 korrikut do vazhdoj në çdo detyrë tjetër që do ta gjykoj unë me popullin e 2 Marsit se kam shumë respekt.”- tha Meta.