Vendosni fjalën kyçe....

Burri ngjitet në fasadën e BBC-së e sulmon statujën e artistit që abuzoi seksualisht me të bijat (Video)


Një skulpturë e artistit britanik Eric Gill e vendosur në fasadën e BBC-së është sulmuar nga një burrë me çekiç. Përtej artit të tij, Gill u bë famëkeq pas vdekjes për abuzimin seksual të fëmijëve dhe qenit të tij.

Burri u ngjit në një shkallë duke iu afruar statujës, që përshkruan personazhet shekspiriane Prospero dhe Ariel, në katin e dytë të selisë së BBC-së. Ndërsa një numër personash në rritje e shikonte nga poshtë, ai nxorri një çekiç nga çanta e tij dhe e goditi statujën duke shkuluar copa prej saj.

Gazetarja e BBC-së, Katie Razzall e kapi ngjarjen në video dhe pyeti nëse sulmi ndaj skulpturës ishte mënyra e duhur për t’iu përgjigjur krimeve ‘të njohura’ të Gill. Policia dhe ambulancat u thirrën në vendngjarje rreth orës 16:15 me kohën lokale dhe u përpoqën të joshin protestuesin që të largohej që aty.

Gill, një artist, skulptor dhe dizenjues i shkronjave, ishte i dashur dhe i respektuar plotësisht si artist në kohën e tij, por një biografi e vitit 1989 e shkruar gati 50 vjet pas vdekjes së tij zbuloi se ai kishte abuzuar seksualisht me vajzat e tij më të mëdha dhe madje edhe qenin e tij si dhe lidhje incesti me të paktën një nga motrat e tij që me sa duket zgjati pjesën më të madhe të jetës së tij.

Zbulimi e prishi reputacionin e tij, megjithëse shumë vazhdojnë ta mbrojnë punën e tij mbi bazën thjesht artistike.

Skulptura si ‘Stacionet e Kryqit’ në Katedralen e Westminsterit u mbijetuan përpjekjeve për heqje, duke përfshirë një fushatë të vitit 1998 nga Margaret Kennedy, aktiviste e grupit të të mbijetuarve nga abuzimi seksual.

Sulmi në statujën e Gill-it erdhi vetëm një javë pasi katër protestues u liruan nga dëmtimi kriminal për rrëzimin e një statuje të tregtarit të skllevërve të shekullit të 17-të Edward Colston, e cila dikur ndodhej në Anglinë jugperëndimore. Aktivistët e rrëzuan statujën dhe e hodhën në një lumë në Bristol gjatë një vale protestash Black Lives Matter në qershor 2020.