Vendosni fjalën kyçe....

Berisha përgënjeshtron Bashën: Përveç Portit të Durrësit, projekti për ndërtimin e kullave te PD të bën bashkë me Ramën


Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas sqarimit të publikuar nga Partia Demokratike ku përgënjeshtronte lajmin e dalë në meida se ekziston një projekt me kulla që zhduk selinë blu.

Por në reagimin e tij, Berisha thotë se Basha kërkoi të përgënjeshtrojë lajmin lajmin e botuar në mediat e veta për kullat që zhdukin PD-në duke thënë se është firmosur nga Sali Berisha në vitin 2013.

Berisha thekson se ka firmosur një projekt të Xhamisë së Madhe e cila qëndron në krah dhe nuk prek selinë e PD-së.

Më tej lideri historik akuzon se projekti i publikuar sot zhduk selinë dhe në vend të saj ndërtohen kulla dhe kjo tregon se Rama dhe Basha janë bashkë, përveç ndërtimeve në Portin e Durrësit.

Postimi i plotë:

Përgënjeshtrim!

Lul Brava ne mediat qe paguan po kërkon te përgënjeshtrojë lajmin e botuar ne mediat e vendit për nje kompleks gjigand e lluksoz kullash, i cili e zhduk selinë e PD nga aty ku ndodhet, duke thene se ai projekt është firmosur nga unë ne 2013.

Projekti qe unë kam firmosur është ai i Xhamisë së Madhe fillimi i punimeve të të cilës u inauguruan ne ate kohe ne prani te qindra besimtareve dhe nuk prekte selinë dhe as oborrin e PD.

Projekti qe zbuluan mediat sot e zhduk seline e PD sepse do ndertohet aty ku eshte sot selia e PD, te SHQUP.

Përveç Portit te Durrësit, projekti për ndërtim e kullave te PD i bën prap bashke Ramen dhe Bashen.

Duke denuar kete afere te paster korruptive kriminale Rama – Basha paralajmeroj keta bashkehajdute se selia e PD eshte tempulli i demokrateve shqiptar dhe kurre nuk mund te tjeteresohet nga bandat e narkoshtetit shqiptar! sb