Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedi në Nju Jork, zjarri shkakton 19 viktima (mes tyre 9 fëmijë)


Një zjarr në një pallat shumëkatësh ka lënë të paktën 19 persona të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur rëndë në lagjen e Nju Jorkut, Bronx, sipas mediave amerikane.

Shumë prej tyre janë shtruar në spital për shkak se kanë dëmtime nga thithja e tymit.

Zjarri ka rënë në katin e tretë të pallatit 19-katësh mëngjesin e së dielës.

Ndërsa shkaku mbetet i panjohur, zjarrfikësit u thirrën rreth orës 11 të paradites me orën lokale dhe thanë se dera e banesës ishte lënë e hapur, duke lejuar që flakët të përhapeshin më shpejt.

Fotot e ndërtesës treguan flakë dhe tym që dilnin nga një dritare e katit të tretë, ndërsa njerëzit zbritën nga një shkallë e montuar nga zjarrfikësit.