Vendosni fjalën kyçe....

Ervin Salianji: Asnjë milimetër gjak, asnjë centimetër i kësaj godinë nuk vlen më shumë se jeta e demokratëve


Deputeti Ervin Salianji ka publikuar një videomesazh nga selia blu, ku u shpreh se protestat e dhunshme nuk janë zgjidhje.

 “Zgjidhja nuk vjen nga asnjë milimetër gjak, asnjë centimetër i kësaj godinë nuk vlen më shumë se jetën njerëzorë të demokratëve. Vendosja në këtë situatë duke mos pyetur për asnjë limit njerëzor tregon se si janë ata përballë demokratëve. Kjo nuk është zgjidhja që gjithsecili duhet të ofrojë.

Në çdo centimetër të kësaj godine është shkatërruar. Nëse këto quhen protesta paqësore nuk di… çdo centimetër është dhunuar. Padiskutim po shfrytëzohen elementët e një dëshpërimi të thellë që solli humbja e 25 prillit apo çdo element tjetër që ka të bëjë me vendimet e gabuara të lidershpit, por kjo nuk është zgjidhja.”- tha Salianji.

Kujtojmë se kur doli nga selia blu pas ndërhyrjes së Policisë, Salianji u pa me një shkop në dorë.