Vendosni fjalën kyçe....

PD-ja reagon për dyert e blinduara: Po izolojmë fibrën optike dhe panelin elektrik


Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të disa fotove ku shiheshin dyer të blinduara brenda selisë blu.

PD-ja ka publikuar disa foto dhe thotë dera e hekurit është dera qe po vendoset për te izoluar panelin elektrik dhe fibrën optike të godinës meqë ka patur probleme, raporton BalkanWeb.

Ne foto shfaqen zyrat brenda selisë blu dhe të korridorit kryesor, ambiente në të cilat po kryhen punime. Nga pamjet shihen edhe ndryshimet në seli ku po shtohen edhe zyra të reja.