Vendosni fjalën kyçe....

“ABC News” nxjerr pamjet nga njësia nr.8 në Tiranë, më shumë vota se votues në referendumin e Berishës


Në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha u mblodhën 44 mijë vota pro largimit të kreut aktual të selisë blu.

Por televizioni “ABC News” ka publikuar sot pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së një biznesi pranë ambientit të votimit të ngritur në njësinë nr.8.

Në këtë njësi, sipas Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit kishin votuar 760 demokratë për shkarkimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Por sipas televizionit që ka vëzhguar 12 orë pamje filmike, në ambientin e përcaktuar për votim kanë hyrë 196 persona, prej të cilëve rreth 117 janë identifikuar si anëtarë, ndërsa pjesa tjetër janë jo aktivë ose që nuk i përkasin fare kësaj dege. Dega në fjalë numëron rreth 1 300 anëtarë.

Klikoni këtu pamjet e plota filmike.