Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Lulzim Basha do mbetet në histori me nofkën “Lulzim Brava”, ky ishte një vit i tmerrshëm për shqiptarët


Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet sot në Vlorë për 31-vjetorin e themelimit të PD-së në qytetin bregdetar.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha do të mbetet në histori me nofkën Lulzim Brava.

Mes të tjerash, Berisha tha se pavarësisht se ky ishte një vit shumë i vështirë për shqiptarët, por pavarësisht kësaj ne e mbyllim vitin me një opozitë të vërtetë, që sipas tij do të jetë një avokate e palëkundur e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

“Pas këtij Kuvendi ne i mahnitëm shqiptarët, por e vërteta është se edhe demokratë dhe konservatorë në mbarë botën me referendumin e 18 Dhjetorit në të cilin ju më shumë se ndonjëherë më parë ushtruat lirshëm të drejtën e votës dhe i pretë biletën njeriut që do mbetet në historinë politike të vendit me nofkën Lulzim Brava.

Pra ne e mbyllim vitin i cili në shumë aspekte do të ishte një vit i tmerrshëm për shqiptarët, kur Narkoshteti mori mandatin e tretë në mënyrë të pamerituar. Ne e mbyllim vitin në një kohë kur shqiptarët përjetuan varfërinë më të tejskajshme, janë sot qytetarët më të plaçkitur, ne e mbyllim vitin sot kur papunësia ka mbuluar vendin por përsëri ndryshimi është si nata me ditën për vendin tonë. Sepse ne e mbyllim vitin me një opozitë të vërtetë, me një opozitë që ngjall çdo ditë shpresë, besim tek shqiptarët. Me një opozitë që do të jetë një avokate e palëkundur e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

Ishin vite terrori policesk mbi qytetarët shqiptarë, vite të cilat vetëm për faturat për çështjet civile u burgosën në një ditë 38 mijë shqiptarë dhe opozita heshti si fija e barit. Pra këtë vit ne e mbyllim me një avokate të fuqishme të interesit kombëtar PD, një forcë politike të vendosur për t’u përballur dhëmbë për dhëmbë me narkoshtetin.”- deklaroi Berisha.

Ai shoqerohet nga deputeti Bujar Leskaj si dhe kreu i degës, Genc Deromemaj. Dhjetra qytetarë kishin dalë të prisnin ish-kreun e PD-së në Vlorë.