Vendosni fjalën kyçe....

Aksident te kryqëzimi i RTSH-së, makina shkatërron kangjellat dhe rrëzon tabelën (FOTOT)


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Radio Televizionit Shqiptar dhe ambasadës italiane që ndodhet në këtë zonë.

Një automjet është përplasur me barrierën anësore, siç shihet nga fotot e mëposhtme si dhe ka rrëzuar edhe tabelën me emrin e rrugës. Lidhur me këtë ngjarje nuk ka një njoftim nga policia ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.