Vendosni fjalën kyçe....

Vritet me armë zjarri një 35-vjeçar në Kodër Kamëz


Një 35-vjeçar është gjetur i vrarë në Kodër Kamëz mbrëmjen e sotme.

Viktima është gjendur rreth orës 20:00 brenda një makine me targa të huaja.

I vrarë ka mbetur shtetasi me iniciale C.K banues në Bathore. 

Më datë 23.12.2021, rreth orës 19:56, në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri brenda në një automjet me targa të huaja, shtetasi C. K., rreth 35 vjeç, banues në lagjen Nr.1 Bathore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve“-njofton policia.