Vendosni fjalën kyçe....

P&G tërheq masivisht produktet e flokëve lidhur me subtancën që shkakton kancer


Kompania Procter & Gamble (P&G) ka tërhequr vullnetare gati tre duzina produkteve të saj të flokëve me aerosol pas raporteve të fundit që tregonin gjurmë të benzenit, një kimikat që shkakton kancer.

Kompania tha në faqen e internetit të Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së se kishte filluar një rishikim të plotë të produkteve të saj aerosol nën markat Aussie, Herbal Essences, Pantene dhe Waterless. Produktet e shampos së thatë me aerosol nga markat e saj Hair Food dhe Old Spice u përfshinë gjithashtu në tërheqje.

“Shumica dërrmuese e produkteve tona nuk janë pjesë e kësaj tërheqjeje, duke përfshirë shkumën, llakun e flokëve, shampon e lëngshme, balsamë të lëngshëm, produkte stilimi, trajtime dhe spërkatje të shampove të thata me aerosol,” tha P&G.

Benzeni është një kimikat pa ngjyrë që avullon kur ekspozohet ndaj ajrit. Ai klasifikohet si një kancerogjen për njerëzit, i cili, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, mund të rezultojë në leuçemi dhe kancer të gjakut si dhe çrregullime të gjakut kërcënuese për jetën.