Vendosni fjalën kyçe....

Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Tabaku: Maxhoranca bojkotoi


Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, pasi anëtarët socialistë të këtij komisioni nujk morën pjesë.

Kryetarja e këtij Komisioni Jorida Tabaku tha se kishin kërkuar mirëkuptim nga maxhoranca për zhvillimin e kësaj mbledhje, por ata nuk kishin rënë dakord.

“Kërkuam një mirëkuptim me maxhorancën për të kryer një mbledhje të Komisionit Hetimor. Fatkeqësisht siç e shikoni ata kanë vendosur që të bojkotojnë.”– tha Tabaku, duke shtuar se PS po bllokon hetimet pasi mospjesëmarrja e deputetëve socialistë ndikon në mosarritjen e kuorumit për shumicën.

Kjo mbledhje u kërkua nga opozita, pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, gati 1 javë më parë.

Kujtojmë se Partia Demokratike ka dërguar në SPAK padinë penale për incineratorët në tetor të vitit 2020. Dhe në krye të listës së të kallëzuarve është kryeministri Edi Rama.