Vendosni fjalën kyçe....

Dalja në qarkullim e të dhënave personale të qytetarëve, prokuroria nis verifikimet


Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin pas shqetësimeve të qytetarëve për publikimin e të dhënave personale të tyre ku përfshihen identiteti, rroga e vendi i punës.

Verifkimi i organit të akuzës vjen pas ankesës së një grupi qytetarësh mbi publikimin e këtyre të dhënave.

Ato po shërndahen në WhatsApp prej disa ditësh. Nuk dihet ende burimi i këtyre të dhënave, çfarë përfshin, kujt i përket e çfarë të dhënash të tjera janë pjesë e listës.