Vendosni fjalën kyçe....

Erion Braçe: Në treg ka abuzim të llahtarshëm me çmimet, po i sjell dëm kolosal bujqve tanë


Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, në seancën e sotme në Kuvend ka ngritur shqetësimin për rritjen e çmimeve të produkteve bujqësore e blegtorale.

Sipas Braçes, në treg ka një abuzim shumë të madh me çmimet që po dëmtojnë drejtpërdrejtë xhepat e qytetarëve, në veçanti bujqit. Për këtë ai u bëri thirrje institucioneve shqiptare përkatëse që të marrin masa.

“Çmimet, përtej inflacionit që e ka kaluar targetin 3%, në treg ka abuzim të llahtarshëm me çmimet, abuzim që po ndodh sot në treg me çmimet veçanërisht me ato bujqësore dhe blegtoral, ka efekt, që mbi konsumatorin, po lë stok produktet e buqëve tanë.

Patatja që sot në Divjakë shitet me 40 lekë, këtu matanë është me 80 lekë, lulelakra në Divjakë 1.5 lekë këtu shitet me 200 lekë, preshi që në Divjakë shitet me 2.5 lekë aty matanë është 50 lekë, karota sot në Divjakë me 40 lekë, atje matanë më 80  lekë.

Ky është abuzim, përtej inflancionit, që po gërryen xhepat e qytetarëve, por që po i sjell dëm kolosal bujqve tanë. Është një problem që duhet merret ministra e financave, tatimet, ministria e Bujqësisë për të kontrolluar dhe për të goditur për herë të parë abuzimet në tregje, fillojini nga ai që është thelbi i problemit, tregu agro-ushqimor i Tiranës, monopol i pastër. Nën regjimin e një gjobe që nuk lejohet të zbatohet sepse ai pronari atje e ka aftësinë të sulmojë këdo dhe t’i mbyllë gojën gjithkujt. Problemi i dytë është realizimeve publike.”- tha Braçe.