Vendosni fjalën kyçe....

Grida Duma i drejtohet Bashës: Do apo nuk do Berisha ti je kryetari ynë legjitim, je më i pafajshmi në këtë mes


Nënkryetarja dhe deputetja e PD-së Grida Duma në Kuvendin Kombëtar pavarësisht kritikave që i bëri Lulzim Bashës, shprehu mbështetjen e saj ndaj tij në drejtimin e partisë.

Sipas saj, në këtë konflikt mes familjes politike të PD-së Basha ka një avantazh pasi është më i pafajshmi. Megjithatë ajo theksoi se nuk do e ndiqte Bashën verbërisht e pa kushte.

“Do apo nuk do Sali Berisha, ti je kryetari legjitim i Partisë Demokratike dhe mitingu i 11 Dhejtorit nuk e ndryshon dot këtë fakt.

 Ai miting ishte dhe mbetet nul. Asnjë nga arsyet që i çuan atje demokratë nuk është nul nga pikëpamja morale.

Ne nuk kemi arritur të fitojmë disa herë rresht, për shkak të masakrës zgjedhore ose edhe jo për shkak të tyre. Ne duhet të ballafaqoheshim me rezultatin zgjedhor dhe jo të fshihemi prapa tyre me Sali Berishën.

Ti duhet të krijoje hapësirë për figurat e krijuara, dhe jo forume gjysmake. Në këtë sherr brenda familjes tonë, paradoksalisht ti ke një avantazh të madh kryetar, pasi je më i pafajshmi, në këtë mes dhe pikërisht Sali Berisha është fajtori më i madh në këtë mes.

Nuk e hedh dot poshtë kurrë miqësinë e Berishës me mua, por besoj se miqësia do të vijojë, por e tija do kthehet në armiqësi klasore ndaj meje. PD fatkeqësisht nuk e ndihmon dot Sali Berishën që të bëjë harakirin. Berisha nuk ka gjë për të humbur.

 Kryetar, dua ta them sot, që mbështetja ime pa kushte për ty, ka marrë fund. Siç ka marrë fund dhe respekti im pa kushte për autoritetin moral të Berishës në PD. Kushti im për të mbështetur ty është të hapësh sytë dhe veshët ndaj demokratëve që janë pasoja e gjallë e verbërisë tonë në këto vite. Kushti im për të mbështetur më tutje, është që ta lëmë verbërinë e masakrave dhe të shohim nga vetja. Duhet të jeni ju që të na çoni në fitore.” – tha Duma.